Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Janar, 2025 21:45

Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar mashtrimin e BDI-së që u mundua ta paraqes në opinion se kinse në sondazhe ka besueshmëri më të madhe te shqiptarët. Ai thotë se pretendimet e BDI-së sot i demantoi edhe Instituti për Hulumtime Politike.

“Jemi dëshmitarë të një tentimit të ri të mashtrimit që na vjen nga ana e BDI-së, ku është zbuluar mënyra manipulative dhe e pasaktë se si ka përcjellë rezultatet e një ankete të realizuar nga UKIM (Instituti për hulumtime politike), duke pretenduar se gëzon përkrahjen më të madhe në opinionin publik. Këto pretendime janë përgënjeshtruar në mënyrë të qartë nga vetë UKIM, duke dëshmuar se raportimi nga ana e BDI-së është një përpjekje për manipulim të fakteve dhe dezinformim të opinionit publik. Është e papranueshme që një parti politike të shfrytëzojë emrin e një institucioni akademik të respektuar për të ndërtuar një narrativë të rremë politike. Demokracia jonë kërkon maturi, përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën, jo propagandë dhe dezinformata. Opinionit publik i duhet të ofrohet informacion i saktë dhe i bazuar në fakte, për të ndihmuar qytetarët të bëjnë gjykime të informuara dhe të ndërgjegjshme. Ne qëndrojmë fuqishëm përkrah transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të së vërtetës si vlera bazë të shoqërisë sonë demokratike”, ka shkruar Blerant Ramadani.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Janar, 2025 21:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?