Kush i bëri shërbime Gruevskit? Përplasje të mes ish bashkëpartiakëve Lloga e Fetai!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:36

Kush i bëri shërbime Gruevskit? Përplasje të mes ish bashkëpartiakëve Lloga e Fetai!

Në debatin virtual mes Arben Taravarit dhe Krenar Llogës është përfshirë edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, përcjell TV21. Ky i fundit i ka reaguar ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili pas deklaratave të Taravarit në Daily Click në TV21 tha se pikërisht ai ka kërkuar shërbim për Gruevskin.

“Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj. Për ndryshimet e Kodit Penal botërisht dihet se unë kam qenë kundër, dhe kjo është e dëshmuar edhe në propozimin e qeverisë, ku nuk figuron aspak emri im. Hakmarrja për mosmbështetjen time ndaj atyre ndryshimeve ishte mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend. Këto qëndrime z. Taravar i ka shprehur edhe vetë disa herë nëpër studio televizive. Tani, duke mos pasur si të arsyetohet për dështimin total si politikan dhe si ministër i shëndetësisë, ose si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” përpiqet të defokusojë opinionin”, ka shkruar Lloga.

“Krenar Lloga paska deklaruar se Arben Taravari i ka kërkuar shërbim për Gruevskin. Kjo nuk është asgjë më pak se një përpjekje kamikaze për të shmangur përgjegjësinë e tij personale për ndryshimin skandaloz të Kodit Penal — ndoshta akti më kriminal politik në historinë e vendit. Faktet janë të pamohueshme: Kodi Penal u ndryshua ndërkohë që Lloga ishte Ministër i Drejtësisë, dhe këto ndryshime u firmosën nga zëvendësministrja, me bekimin dhe aprovimin e tij të heshtur. Nëse nuk ishte dakord, ai duhej ta shkarkonte zëvendësministren ose thejsht të jepte dorëheqjen. Por, duke u fshehur pas zëvendëses së tij në mënyrë qyqare, Lloga tregoi se nuk ishte as udhëheqës i ministrisë së tij dhe as përfaqësues i drejtësisë. Krenar, nëse ke prova për pretendimet e tua, dil dhe tregoji! Dil burrë, sepse nuk mund të fshihesh përjetësisht pas manipulimeve. Shërbim më direkt dhe më të madh se ndryshimi i Kodit Penal, Gruevskit dhe Mijallkovit nuk u ka bërë as Grubi i listës së zezë amerikane”, ka shkruar Fetai.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?