VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:41

VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!

Partisë non grata që tashmë e dimë se për kë është fjala, BDI-së, as anketat e manipuluara nuk po ju kryejnë punë. Hapja e shtabit të ri politik në Çair është gabim në hapa sepse nuk duhet të hapin shtabe për partinë që po rrezikon shkatërrimin. Pra, nga BDI-ja ditë e më shumë po largohen aktivistë, votues e funksionarë. E për të qenë edhe më ironik ky veprim, personi që ka iniciuar hapjen e këtij shtabi dyshohet për korrupsion të thellë.

Pra, kjo ngjarje e udhëhequr nga Bujar Osmani, një figurë e diskredituar dhe i përfshirë në skandalin “Pacienti”, bëhet simbol i dështimit dhe i krizës morale të kësaj partie. Për më tepër, lidhja e ngushtë e Bujar Osmanit me Artan Grubin e listës së zezë, një tjetër figurë të kontestuar brenda BDI-së non grata, e thellon më tej këtë krizë.

Artan Grubi, tashmë i shpallur non grata nga ShBA-të dhe i cili është arratisur nga drejtësia, përfaqëson degradimin e kësaj partie që dikur pretendonte të ishte përfaqësuese e shqiptarëve. Ky binom i BDI-së non grata Osmani e Grubi është pasqyra e vërtetë e BDI-së. Pra, një gjë nuk duhet të harrojmë që dallimi mes Osmanit e Grubit është vetëm tek vendndodhja e tyre, njëri në arrati e tjetri brenda vendit.

BDI non grata mund të hapë edhe shumë shtabe të tjera, por nuk mund të ndryshojë faktin që kjo parti është e kalbur nga brenda dhe ka humbur besimin e shqiptarëve. Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se kjo strukturë politike nuk është mburojë e të drejtave të tyre, por një mjet për interesa personale dhe klanore.

Në kontrast me degradimin e BDI-së, koalicioni VLEN mbetet e vetmja derë e vërtetë për shqiptarët, që hapet në çdo kohë e për gjithçka. Me një përkushtim të pa kompromis dhe përgjegjësi maksimale, po luftojmë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, me perspektivë, meritokraci e drejtësi.

Hapja e shtabeve të BDI-së nuk është asgjë më shumë se një përpjekje boshe për të maskuar dështimet e njëpasnjëshme dhe për të mashtruar anëtarët e paktë që u kanë ngelur. Shqiptarët meritojnë përfaqësim të denjë, të pastër dhe të vendosur për të mbrojtur të drejtat e tyre – një përfaqësim që vetëm koalicioni VLEN po e ofron. VLEN është shtabi, konaku, shtëpia, e çatia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, thonë nga koalicioni.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?