Ramadani: Qytetarët kanë shpresë, por kanë humbur durimin nga BDI 

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:45

Ramadani: Qytetarët kanë shpresë, por kanë humbur durimin nga BDI 

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kritikat e pabaza të BDI-së ndaj koalicionit VLEN vijnë si pasojë e dallimeve midis performancës së tyre të dështuar nga e kaluara, dhe pritjeve të arsyetuara të VLEN-it për të ardhmen.

Sipas tij, koalicioni VLEN është ndërtuar mbi parimin e ndryshimit të vërtetë dhe vendosjes së prioriteteve që për 20 vite u anashkaluan. “Prandaj nuk na befasojnë pritjet e mëdha nga qytetarët dhe mediave në tërësi, të cilin ne e pranojmë si shenjë e besimit në profesionalizmin dhe përkushtimin e këtij koalicioni të ri. Pikërisht, kur e di se dikush ja VLEN, pritjet janë të mëdha dhe durimi është i vogël. Ne nuk po kërkojmë durim për të zvarritur punët, por kohë për të ristrukturuar themelet e një sistemi të ndërtuar mbi stagnim dhe interes personal.

Sulmet banale kundër koalicionit VLEN nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse ekspozojnë mungesën e vizionit dhe frikën nga një alternativë që po dëshmon vlera dhe aftësi. Diferenca është e qartë: qytetarët kanë humbur durimin me ata që i zhgënjyen plot dy dekada, por kanë shpresë dhe mbështetje për ata që punojnë me sinqeritet. VLEN e di se përgjegjësia është e madhe dhe pritjet janë të larta – dhe pikërisht për këtë arsye, po vendos standarde të reja, që të mos kërkohet më durim për gjëra që duhet të jenë të natyrshme: zhvillimi, drejtësia dhe transparenca”, ka shkruar Ramadani.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?