Taravari: Dauti ka bërë dramë, nëse e kanë shkaruar atëherë pse pati nevojë të dorëhiqet?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:47

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka theksuar se Ilire Dauti ka bërë dramë me dorëheqjen e saj nga Komisioni. Ai thotë se nëse e kanë shkarkuar, atëherë nuk ka nevojë të dorëhiqesh, por ajo këtë duhet ta sqarojë para opinionit.

“Edhe pse disa njerëz s’dua edhe ti përmendi por për hire të korrektësisë që më pyete, them ishte dy ditë është shkarku. Kishte fotografi, me zemër për Iliren, këto antishqiptarët, Raman Morinat e shkarkuan……Unë shkojë për pyetje deputetësh në Parlament, përsëri dramë, ta lexoj dorëheqjen. Oj zonjë, a të shkarkuan, apo po dorëhiqesh..? Se nuk mund ta kuptoj, nëse të kanë shkaruar atëherë nuk ke nevojë të dorëhiqesh. Të kanë shkarkuar, u kry puna. Lexoi letër, 10 minuta ka shkruar vajtim për dorëheqje. Nuk shkon edhe shkarkim edhe dorëheqje. Duhet ta qartëson para publikut, jo para meje sepse unë e kam të qartë komplet. Unë e di se ata aktrojnë”, ka theksuar Taravari.

Taravari: Mijallkovin, kasapin e shqiptarëve e liruan këta me çiftelia

Arben Taravari në Daily Click tha se, me ndryshimin e Kodit Penal, që thotë se u ndryshua nga Krenar Lloga nën diktatin e Ali Ahmetit, u liruan Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski. Siç i quan Taravari, patriotët me çifteli e nxorën në Hungari Nikolla Gruevskin që këtë të fundit, Taravari e quan njeriun më të ashpër dhe të keq për shqiptarët. Ndërkaq, Sasho Mijallkovin e cilëson si kasap të shqiptarëve dhe shton se Artan Grubi ndihmoi në lirimin e tij.

“Kodin Penal e ndryshoi Krenar Lloga nën diktat të Ali Ahmetit dhe me qëllim e liruan Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin. Sot Artan Grubi është në arratisje për lirimin e Mijallkovit. Mos mendoni se njerëzit hanë barë dhe nuk e dinë. 27 prilli kishte gangsterë, vagabonda që bënin veprime jo të hijshme, barbare pro ata të cilët e dirigjuan këtë aksion ishin Mijallkovi dhe Gruevski. Fal shqiptarëve, Gruevski është në Hungari, është sekret publik se si ka shkuar ai në Hungari. Nuk e kanë nxjerrë maqedonasit, e kanë nxjerrë këta patriotët që flasin për flamur dhe himnin. Njeriun që ka qenë më i ashpër dhe më i keq ndaj shqiptarëve. Këto patriotët që rrijnë me çiftelia, këto e nxorën Nikola Gruevskin. Nuk e them unë, Departamenti Amerikan i Shteteve shkruan se Artan Grubi dhe Enver Bexheti kanë ndihmuar se Sasho Mijallkovi të lirohet, ky është kasap i shqiptarëve”, tha Arben Taravari.

Taravari: Kapitacioni për mjekët amë do të rritet për 20 deri 25 denarë

Në studion e Daily Click në TV21, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bërë të ditur se do të rritet kapitacioni i parave për mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme. Ai tha se do të ketë rritje për 20 deri 25 denarë që siç thotë asnjëherë nuk është rritur kaq shumë. Ai tha se, deri tani pagesa është 75 denarë. “Ja ekskluzivisht, e kemi treguar, po e them, nga prilli-maji do të rritet kapitacioni i parave që i marrin mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme, domethënë mjekët familjarë.

Deri tash ishte 75 denarë, tash do të jetë diku 95 ose 100 denarë, që është një rritje shumë e madhe, nuk ka ndodhur moti, është rritur për 5 apo 10 denarë, asnjëherë nuk  ka ndodhur të rritet për 20 apo 25 denarë. Por, me këtë rritje të kapitacionit që e merr mjeku amë, ne do t’i obligojmë ata që të punojnë pak më shumë me programe preventive”, tha Taravari.

Taravari: Po bëhet harmonizim i “Software” për One stop shop

Arben Taravari në Daily Click foli edhe për kolonat e gjata në pikën kufitare në Bllacë, që siç tha, kolona të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, nuk janë vetëm tash. Taravari tha se opozita çdo herë ka keqpërdorur kolonat e gjata dhe ajrin e papastër në Shkup, që siç tha ai, tani e din se kur është rrëmujë në Bllacë dhe shkojnë të incizojnë. Ndërsa sa i përket sistemit One Stop Shop, Taravari tha se është duke u bërë harmonizimi i “Software” i këtij sistemi.

“Opozita çdo herë i ka keqpërdorur kolonat e gjata deh ajrin e papastër në Shkup. Ajri i papastër në Shkup dhe kolonat e gjata në kufi me Kosovën nuk janë prej tash. Tash dikush shkon i incizon, atëherë nuk incizoheshin. Gjatë vikendeve edhe mund të ndodhte edhe më parë por ne ishim opozitë dhe nuk shkonim t’i incizonim, t’i shohim. Tani e dinë kur është rrëmujë. Dikush i paraqet dhe ju thotë shkoni incizoni”, tha Taravari.

Taravari: VLEN do të inicioj që sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese

Arben Taravari nga koalicioni VLEN në emisionin DailyClick në TV21, foli edhe për ndryshimet kushtetuese.

Taravari kërkoi 1 vit për ndryshimet kushtetuese, duke u bazuar edhe në rrethanat aktuale. Mes tjerash, Taravari theksoi se koalicioni VLEN do të inicioj që sa më shpejtë të bëhen ndryshimet kushtetuese.

“Ne do të vazhdojmë të jemi ata të cilët do të akcelerojmë dhe të iniciojmë që sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së ka katër pika kyçe. Pika e parë dhe më e rëndësishmja është rruga jonë evropiane. Vazhdimi i rrugës evropiane dhe fillimi i negociatave, e dyta është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, e treta është zhvillimi ekonomik dhe e katërta është decentralizimi. Ne e kishim një kusht që për gjashtë muaj të bëhen këto dhe nuk u bën, por analizoni dhe rrethanat. Prej 2014 janë premtuar ndryshimet kushtetuese, 2016, 2017, 2020, a janë premtuar? Na jepni edhe një vit, atyre ju dhatë shumë vite. Insistimi jonë është që sa më shpejtë të ndodh kjo”, theksoi Taravari.

Taravari: Brenda mandatit, gjuhë zyrtare do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin Daily Click në TV21 theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.

“Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe”, theksoi Taravari.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë