Mickoski për emërtimin e rrugëve në Tetovë: Çdo vendim i njëanshëm nuk do të pranohet

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 18:00

Mickoski për emërtimin e rrugëve në Tetovë: Çdo vendim i njëanshëm nuk do të pranohet

“E para, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus; kjo varet nga vendimi i Qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë një pikë të tillë nuk do ta shqyrtoj. Dhe e dyta, ka marrëveshje koalicioni, sa jam i informuar. Marrëveshja është që të gjitha rrugët që nuk kanë emra ose janë vetëm me numra të marrin emra të rinj, ndërsa ato që kanë emra të mbeten siç janë. Kjo është marrëveshja e koalicionit dhe vetëm kjo do të jetë e pranueshme,” deklaroi sot Kryemnistri Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetari të Klan Maqedoni, tha se deklaratat janë keqkuptuar. Pas reagimeve të VMRO-DPMNE-së, Kasami sot nuk ishte i qartë nëse bëhet fjalë për emërime të reja apo riemërime të rrugëve.

Tensionet për emërimin e rrugëve në Tetovë po arrijnë kulmin! Mickoski kërkon të mbrojë “trashëgiminë maqedonase”, ndërsa Kasami hesht mbi planet e tij. A është ky fillimi i një përplasjeje të re politike mbetet  të shihet! (tvklan.mk)

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 18:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?