Mickoski: Më vjen keq që një jetë e re u shua para kohe, protesta e qytetarëve është e justifikuar…

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Janar, 2025 17:12

Mickoski: Më vjen keq që një jetë e re u shua para kohe, protesta e qytetarëve është e justifikuar…

“Revolta e qytetarëve është apsolutisht e justifikuar dhe këtu nuk ka asnjë dilemë dhe një nga mënyrat që të tejkalohet e gjithë kjo është pikërisht ai sistem që duhet të detektojë këtë lloj sjelljeje të egër në bulevardet dhe rrugët tona. Jo vetëm në kryeqytet, por  edhe kudo në shtet.

 
Dhe mendoj, jo që mendoj por e di që Ministria e Punëve të Brendshme tashmë është duke e zbatuar këtë procedure dhe shumë shpejt nga sot, do të kemi një sistem të tillë i cili do të ndëshkojë këtë lloj sjelljeje të egër dhe kjo duhet të ndodhë, pavarësisht plumbave politikë që mund t’ï marrim neve. Ne duhet ta instalojmë, ta zbatojmë dhe të zbatojmë politikë ndëshkuese  e cila do jetë rigoroze. Sepse edhe nëse shpëtojmë vetëm një jetë, e kemi arritur qëllimin,” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

“Fatkeqësisht, një jetë e re u shua para kohe për shkak të një personi të tillë të papërgjegjshëm, i cili eshtë sjellë me egërsi në rrugët e kryeqytetit. Por, për mua, më e papërgjegjshme është sjellja e disa politikanëve me një politikë nekrofile, të cilët përpiqen në këtë mënyrë, me mesazhe që shpifin, të tërheqin vëmendje politike dhe të përfitojnë pikë politike,” theksoi kryeministri Mickoski.

 
“Kjo është një protestë qytetare dhe një protestë e justifikuar, dhe e mbështes atë. Në këtë drejtim mendoj si kryeministër dhe si kryetar i Qeverisë. Por, sa më shpejt që të jetë e mundur, sistemi “Qytet i Sigurt” duhet të instalohet, të funksionojë dhe të miratohen të gjitha ndryshimet ligjore të nevojshme. Besoj se këtë vit gjithçka do të vihet në funksion. Më vjen keq që për vite me radhë nuk është bërë asgjë për këtë çështje. Në këtë buxhet, këtu është edhe ministrja, tashmë janë siguruar mjete, jo vetëm për qytetet, por edhe për arteriet kryesore, autostradat dhe rrugët eksprese që lidhin shtetin me vendet fqinje.Kështu që, si Qeveri, mund ta bëjmë këtë.

Sipas informacionit që kam, personi që ka kryer incidentin është arrestuar dhe i është caktuar një masë paraburgimi prej 30 ditësh. Dhe shpresoj që ky system, siç e kualifikuat juve, gjyqësor dhe prokuroria, i cili ka një besim më të ulët se 2% tek qytetarët, më në fund do të çlirohet nga ndikimet partiake dhe të tjera, dhe do të gjykojë dhe akuzojë sipas ligjit, pa toleruar më persona të tillë. Sepse nëse nuk i ndëshkoni në kohë, shihni se çfarë mund të ndodhë,” tha kryeministri Mickoski.

“Jam i neveritur nga politikanët nekrofil, të cilët në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë pikë politike. Absolutisht e mbështes revoltën e qytetarëve dhe më vjen keq, si i pari i Qeverisë, që një jetë e re u shua para kohe. Dhe shpresoj që shumë shpejt, gjithçka për të cilën po flas do të instalohet dhe do të zbatohet dhe të shpëtojmë jetë njerëzish, që të mos shuhen para kohe, siç ndodhi në këtë rast,” komentoi kryeministri Mickoski. 

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Janar, 2025 17:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?