BDI: 1 javë dhune institucionale kundër shqiptarëve, 7 ditë që do lënë pasoja me vite

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2025 08:22

BDI: 1 javë dhune institucionale kundër shqiptarëve, 7 ditë që do lënë pasoja me  vite

Në një javë që zbuloi fytyrën e vërtetë të një pushteti që i trajton shqiptarët si të padëshiruar në shtetin e tyre, provokimet nuk u ndalën për asnjë ditë, reaguan nga BDI, duke paraqitur vërejtjet e tyre:

1. Zëvendëskryeministri Stoilkovic, i cili më parë u vendos në krye të ministrisë përgjegjëse për Marrëveshjen e Ohrit jo për ta mbrojtur, por për t`i provokuar shqiptarët, tani merr edhe dekoratën “Vojvoda Vuk” nga një shoqatë që promovon vlerat e luftërave të viteve 1912-1918, periudhë kur shqiptarët u masakruan dhe u dëbuan nga trojet e tyre, ndërsa as maqedonasit nuk kaluan më mirë. Një provokim i pastër, një sfidë e hapur ndaj viktimave dhe historisë.

2. Milorad Dodik, mohuesi i masakrave të Srebrenicës dhe Kosovës, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore dhe nga këtu lëshoi mesazhe kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke e glorifikuar Rusinë, duke treguar se kjo qeveri nuk ka asnjë orientim perëndimor, por vetëm lidhje me forcat që i kanë sjellë tragjedi Ballkanit.

3. Në një ditë historike për shqiptarët, 28 janari shënoi përvjetorin e emërimit të kryeministrit të parë shqiptar, por në kushte të turpshme, ku shqiptarët provokohen dhe diskriminohen si kurrë më parë.

4. Në Kuvendin e drejtuar nga mohuesi i gjuhës shqipe, Afrim Gashi, u punësuan vetëm tre shqiptarë dhe njëzet maqedonas, me vendime që miratohen ekskluzivisht në gjuhën maqedonase.

5. Qeveria ia hoqi statusin e personit juridik Inspektoratit të Gjuhës Shqipe, në mënyrë të paligjshme dhe me qëllimin e qartë të eliminimit të çdo mekanizmi mbrojtës të barazisë gjuhësore. Një veprim që nuk është vetëm sulm ndaj një institucioni, por ndaj të gjithë shqiptarëve.

6. Kryeministri publikoi listën e 17 këshilltarëve të tij, ku shqiptarët janë pothuajse inekzistentë. Kjo është një dëshmi e qartë se shqiptarët nuk janë të mirëpritur në qeverisjen e tij dhe se për ta nuk ka vend në vendimmarrje.

7. Në kufirin me Kosovën, vazhdojnë kolonat poshtëruese dhe të qëllimshme në Bllacë, një përpjekje e orkestruar për të penguar komunikimin e përditshëm mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

“Dhe në përmbyllje të javës, partitë të a.q Vlen  pranojnë publikisht se nuk mund të fitojnë mbështetjen e shqiptarëve dhe se e vetmja mënyrë për të mbijetuar politikisht është duke ndarë përfaqësimin me VMRO-DPMNE, për votat maqedonase dhe jo ato shqiptare. Ky është fundi i maskës së tyre dhe fillimi i fundit politik për një grupim që shiti interesat shqiptare për pushtet personal. Vetëm shtatë ditë, por dëme që do të lënë pasoja për vite. Një qeveri që nuk qeveris, por sundon mbi shqiptarët me arrogancë dhe diskriminim. Një pushtet që nuk fsheh më qëllimet e tij. Një javë që dëshmoi se beteja për barazi  nuk ka përfunduar”, përfundon reagimi nga BDI.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2025 08:22
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë