Bojkotohet mësimi në Podgorcë të Strugës, kundërshtohet emërimi i drejtorit të ri

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:59

Bojkotohet mësimi në Podgorcë të Strugës, kundërshtohet emërimi i drejtorit të ri

 Nxënësit e Shkollës Fillore, Goce Dellçev, në Podgorcë të Strugës nuk ndjekin mësimet tashmë dy ditë. Bëhet fjalë për rreth 100 nga gjithsej 270 nxënës. Prindërit janë të pakënaqur me vendimin e Ministres së Arsimit e cila emëroi drejtor, për të cilin thonë se nuk ishte në përputhje me kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që të emërohet i kandidati i këshillit të shkollës.

“Unë jam i pari që bojkotoj mësimin me fëmijët e mi dhe më janë bashkuar të paktën 80-100. Bojkoti i mësimdhënies do të jetë gjithnjë e më i madh. Derisa Ministria e Arsimit nuk i zgjidh problemet me Podgorcën. Ky nuk është problem i vogël. Ky është një problem i madh që ata po i a imponojnë Podgorcës. Me ligj, këshilli i shkollës ka propozuar drejtor me të gjithë dokumentacionin, dhe ende nuk kemi pasur asnjë përgjigje, dhe që atëherë kemi pasur u.d. drejtorë që janë emëruar në mënyrë të papërshtatshme nga ministri”, tha Samir Murtezoski- prind.

Kohë më parë, ministrja Vesna Janevska emëroi Goran Naumoskin si ushtrues detyre drejtor. Ai zëvendësoi drejtoreshën e mëparshme, e cila u emërua gjithashtu nga ajo në tetor të vitit të kaluar, kur kryetarit të komunës së Strugës, Ramis Merko, iu morën kompetencat për këtë shkollë.

“Ne nuk do të lejojmë që shkollat tona të jenë viktimë e interesave personale dhe nepotizmit politik”, u shpreh Merlin Ajdaroski – Kryetar i Këshillit të Shkollës.

BDI thotë se emërimi i Goran Naumoskit, si drejtor është provokim i hapur për shqiptarët dhe është një përpjekje për të testuar durimin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve, duke krijuar tensione artificiale. I bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të tërheqë vendimin.

“Emërimi i një personi të njohur për pikëpamjet e tij nacionaliste dhe për retorikën e tij specifike, është një mesazh i qartë se kjo qeveri nuk respekton vullnetin e qytetarëve dhe se është e gatshme të përdorë arsimin si një mjet për llogaritjet politike” , thonë nga BDI.

Ministria e Arsimit thotë se zgjedhja e drejtorit nuk bëhet me vullnetin e strukturave të partisë apo të një grupi njerëzish.

“Procedura rregullohet me ligj dhe tani që situata që ekzistonte më parë për shkak të ndikimit të politikës është tejkaluar, nxënësit gjithashtu duhet të jenë të pranishëm në të”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se çdo mungesë e pajustifikuar do të iniciojë pasoja të tjera, kryesisht në njohuritë e nxënësve.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:59
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë