Përplasje për Facebook, LSDM: Mickoski blen “like”, VMRO: LSDM sponsorizonte lajme “fake”

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:34 Përditësuar

Përplasje për Facebook, LSDM: Mickoski blen “like”, VMRO: LSDM sponsorizonte lajme “fake”

Publikisht nuk I kishte provuar qershitë, por Mickoski për një muaj harxhon me mijëra euro për reklama në Facebook, thonë nga LSDM-ja duke pohuar se derisa qytetarët përballen me shtrenjtime enorme dhe derisa s`ka para për rritje të pagës minimale dhe të tjerë vdesin për shkak se s`kanë ilaçe, Mickoski hedh me mijëra euro për “Like”.

LSDM

“Vetëm një reklamë në profilin e Mickoskit kuston 600 euro, shumë më tepër se paga minimale. Të hidhen mijëra euro për reklama në Facebook dëshmon se për këtë qeveri qytetarët nuk janë të rëndësishëm. Për Mickoskin më me rëndësi është të hidhen mijëra euro për Like, të fotografohet e të xhirohet, kurse aspak nuk shqetësohet për qytetarët, le të vuajnë se si do ta kalojnë muajin.”

VMRO-DPMNE këtë reagim të LSDM-së e quan përpjekje për ta defokusuar vëmendjen nga veprimet e tyre kontraverze.

Partia në pushtet thotë se LSDM-ja ka shfrytëzuar shuma milionëshe për të sponsorizuar lajme të rrejshme, derisa shmangte përballen me skandalet korruptive.

VMRO-DPMNE

“LSDM ka harxhuar 20.000 euro në ditë për reklama nëpër rrjete sociale, për të përhapur lajme të rrejshme, kurse tani akuzojnë për transparencë. Kjo është përpjekje për mbulimin e keqpërdorimeve të tyre dhe gjithçka që duhet të bëjnë është të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.”

Ndryshe, kohëve të fundit, është bërë trend që liderët e partive politike por edhe krerët e institucioneve të vendit, të shfrytëzojnë rrjete të ndryshme sociale, kurse ekspertët thonë se kjo qasje e tyre bëhet për të tërhequr sa më shumë mbështetës kryesisht në mesin e të rinjve.  /tvklan.mk

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:34 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?