U gjetën 4.5 kg kokainë, arrestohen dy persona

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:06

U gjetën 4.5 kg kokainë, arrestohen dy persona

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se gjatë ditës së sotme në Gjevgjeli janë privuar nga liria dy persona, përcjell TV21. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, personat akuzohen për veprën penale prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave psikotrope.

“Si rezultat i provave materiale dhe video, të siguruara gjatë kontrolleve në operacionin që u zhvillua nën udhëheqjen e prokurorit publik më 18 dhe 19 janar të këtij viti, gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona. Personat akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Nga të dhënat hetuese nga Laboratori i Forenzikës Dixhitale në Qendrën Hetuese të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë hasur në prova se i dyshuari i parë i privuar nga liria në Gjevgjeli, ka fshehur një sasi të madhe të substancave psikotrope. Pas marrjes së urdhrit të ekspertit për mjetin e sekuestruar, iu gjetën 3.5 kg kokainë.

Gjiashtu, si rezultat i provave, u kërkuan dhe u kryen kontrolle në banesat e personave të ndaluar, si dhe u gjet edhe 1 kg kokainë. Për të dy personat prokurori publik ka lëshuar urdhër për hetim, si dhe ka kërkuar paraburgim dhe arrest shtëpiak nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup”, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?