Arben Taravari ka zgjedhur të gënjejë hapur publikun për të mbuluar realitetin e hidhur: shqiptarët po përjashtohen në mënyrë sistematike dhe të pamëshirshme nga sektori i sigurisë.
Ai pretendon se pozicionet e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes janë të pandryshuara, një gënjeshtër që përgënjeshtrohet nga të dhënat e pamohueshme.
Fakte që nuk mund të injorohen:
- Nga 12 këshilltarët në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar – më parë ishin 3.
- Nga 18 udhëheqës sektorësh në Ministrinë e Mbrojtjes, asnjë nuk është shqiptar – më parë ishin 3.
- Nga 25 kadetë të pranuar në Akademinë Ushtarake “Mihajllo Apostollski”, vetëm 1 është shqiptar.
Në një periudhë kur ushtria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e barabartë, kjo situatë paraqet një kthim prapa në kohët më të errëta të përjashtimit dhe diskriminimit.
Taravari e di shumë mirë këtë realitet, por ka zgjedhur të gënjejë dhe të shërbejë si mburojë e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve.
Në vend që të mbrojë interesat kombëtare, ai ka shndërruar Ministrinë e Mbrojtjes në një degë të partisë VMRO. Përmes këtyre manipulimeve dhe diskriminimit të hapur të shqitarëve, ai po dëmton besimin dhe integritetin e institucioneve shtetërore.
Nëse ka ndonjë fije të integritetit të mbetur, Arben Taravari nuk duhet më të manipulon dhe mashtron!
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Shkurt, 2025 16:13
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.