Kërkoi largimin e Ahmetit, eksponentë të BDI-së i reagoin Taravarit

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 16:22

Kërkoi largimin e Ahmetit, eksponentë të BDI-së i reagoin Taravarit

Nënkryetari i BDI-së Bajram Rexhepi i quajti konstatime qesharake vërejtet e kreut të ASH-së Arben Taravari që kërkoi dorëheqjen e AlI Ahmetit nga kreu i BDI-së.

Nuk do të doja të komentoja deklarata të tilla që janë kryekëput politike. Absolutisht nuk janë të vërteta. Shihni, merrni hulumtoni, të gjitha ato akuza që janë bërë, do të shihni se rezulton me konstatime qesharake. Nuk janë të vërteta absolutisht. S’do të doja të komentoja gjëra të tilla”, tha Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së.

Ndaj kërkesës së Taravarit për dorëheqjen e Ahmetit pasuan reagime edhe nga zyrtarë tjerë të BDI-së.

Nënkryetari Arbër Ademi e quajti Taravarin spin-doktori i Mickoskit që fraksionin e një partie shqiptare e ktheu në nëndegë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa sipas Ademit, pasi humbi vulat dhe legalitetin për t’u thirrur rrejshëm si kryetar i atij subjekti, Taravari tash kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit – liderit të ligjshëm, të zgjedhur nga organet partiake dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, të zgjedhur nga populli me mbështetje absolute. “Fokusohu, Arben; nuk e defokuson dot opinionin!” ka shkruar Ademi.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Rexhepi i ka reaguar Arbent Taravarit, pasi ky i fundit sot tha se “Ali Ahmeti ka mbushur kupën”, dhe se është koha që ai “të dorëhiqet”.

Bexheti këtë e ka ndërlidhur me vendimin e Gjykatës në Tetovë, e cila vendosi që kryetar i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela.

“Doktor, ti mendon se mund të merresh me njerëz të mëdhenj? Edhe vulat janë shumë për ty , as ato nuk i meriton! Mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri!”, ka shkruar Bexheti.

”Si ish-anëtar i PDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Thaçi. Si ish-anëtar i RDK-së kërkoi dorëheqjen e z. Rufi Osmani. Si ish-anëtar i BDSH-së kërkoi dorëheqjen e z. Bardhy Mamuti! Si ish-anëtari i ASH-së kërkoi dorëheqjen e z. Sela! Edhe sa parti do të ndërroni, z. Taravari? Edhe sa dorëheqje do të kërkoni? Apo, rrugës për të kërku dorëheqjen e Afrimit, Bilallit dhe Izetit jeni? shkruan Kreshnik Bekteshi. Flaka

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 16:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?