BDI dënon ashpër arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2025 20:32

BDI dënon ashpër arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Emin Bajrami, më 14 shkurt 2025, në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ky është një tjetër rast i papranueshëm i zbatimit të fletarresteve të fabrikuara nga Serbia nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e cila vazhdon të veprojë pa asnjë filtër verifikimi, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës. Edhe më shqetësuese është fshehja për më shumë se 10 orë e këtij ndalimi nga opinioni publik, një veprim që vetëm sa shton dyshimet për qëllimet e vërteta të këtyre masave.

Arrestime të tilla, të përsëritura dhe të padrejta, po ndodhin pikërisht në një periudhë kur Maqedonia e Veriut qeveriset nga një ekzekutiv i pafuqishëm dhe pa legjitimitet etnik. Përfaqësuesit shqiptarë në këtë qeveri kanë dëshmuar jo vetëm mungesë ndikimi, por edhe paaftësi për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Kjo situatë e rrezikshme nuk prek vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarët e Kosovës, të cilët përballen me pasiguri dhe padrejtësi sa herë që udhëtojnë në vendin tonë.

BDI ka qenë dhe mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se fletarrestet e lëshuara nga Serbia përmes Interpolit nuk duhet të zbatohen verbërisht nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qeverisjes me përfaqësim legjitim shqiptar, ne kemi parandaluar raste të tilla dhe kemi garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të z. Bajrami dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të rishikojë urgjentisht praktikën e ekzekutimit të fletarresteve të Serbisë. Nuk mund të lejojmë që shteti ynë të bëhet mjet i politikave të Beogradit, në dëm të qytetarëve shqiptarë.

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Shkurt, 2025 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?