Zjarri në Vrapçisht, një zjarrfiks ka rënë nga shkallët dhe është lënduar | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 11:00 Përditësuar

Zjarri në Vrapçisht, një zjarrfiks ka rënë nga shkallët dhe është lënduar | VIDEO

Një depo e prodhimit të poliesterit mbrëmë ka marrë flakë në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit. Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, ka intervenuar njësiti i zjarrfikësve të Gostivarit dhe Tetovës, me ç’rast është lënduar një zjarrfikës. Gjatë shuarjes së zjarrit, ai ka rënë nga shkallët dhe ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik në Gostivar.

“Zjarrfikësit e Gostivarit kanë intervenuar me nëntë zjarrfikës dhe tri vetura”. Është kërkuar dhe pranuar ndihmë nga Zjarrfikësit e Tetovës me katër zjarrfikës dhe një veturë. Është një magazinë e prodhimit të poliestrit, e cila përbëhet nga tre objekte, dy prej të cilave janë djegur plotësisht dhe i treti pjesërisht”, tha QMK.

Zjarri është lokalizuar në orën 05:30, por ende ka prush dhe tym, për këtë arsye zjarrfikësit janë në vendngjarje. Nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Merr flakë depoja e poliesterit në Vrapçisht, është lënduar një zjarrfikës

Gjatë natës ka shpërthyer zjarr në një depo për prodhimin e poliesterit në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Në shuarjen e zjarrit që shpërtheu nga ora 1 pas mesnate kanë intervenuar nëntë zjarrfikës nga Gostivari me tre automjete zjarrfikëse. Për të ndihmuar janë dërguar edhe katër zjarrfikës me një automjet zjarrfikës nga Njësiti zjarrfikës nga Tetova, të cilët kanë intervenuar deri në ora 4 të mëngjesit.

Gjatë shuarjes së flakëve të zjarrit, një nga zjarrfikësit është rrezuar nga shkallët dhe është lënduar. Është dërguar në Qendrën urgjente në Spitalin klinik në Gistovar.

Sipas informatave të QMK-së, dy nga tre objektet në depo tërësisht janë kapur nga flakët, ndërsa i treti pjesërisht.

Zjarri është lokalizuar në orën 5:30 të mëngjesit, por zjarrfikësit e Gostivarit ende janë në terren për shkak se ka prush dhe tym në objektet e depos. Arsyet për zjarrin tani për tani nuk janë bërë të ditura.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 11:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?