Sulmohet shefi i policisë, paraburgim për dy persona

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 16:41

Sulmohet shefi i policisë, paraburgim për dy persona

Prokuroria themelore publike Kavadar ka ngritur procedurë kundër dy personave për vepër penale sulm ndaj personait zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, në pajtim me nenin 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se dy bashkëpunëtorët e dyshuar për këtë krim, më 15 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, në një diskotekë në Kavadar kanë sulmuar një zyrtar – shef të policisë, i cili në atë moment ka qenë në detyrë dhe po vepronte për zbulimin e autorëve të trafikut joligjor të drogës.

“Kur në diskotekë e kanë vërejtur shefin, të cilit më herët i kishin dërguar mesazhe kërcënuese përmes personave të tjerë, të dyshuarit e moshës 31 dhe 33 vjeçarë, kanë filluar ta shtyjnë dhe ta godasin me grusht në kokë dhe trup, me ç’rast ia kanë grisur rrobat dhe i kanë shkaktuar lëndime të shumta – mavijosje dhe prerje”, sqarohet në kumtesë.

Prokurori publik deri te gjyqtari në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar i ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe gjykata u caktoi atyre tetë ditë paraburgim.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 16:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?