Limani takoi kryetarin e Qytetit të Sarajevës, Puharić

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 15:50

Limani takoi kryetarin e Qytetit të Sarajevës,  Puharić

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, tha se marrëdhënia mes Gostivarit dhe Sarajevës bazohet në njerëzit dhe vlerat që ata ndajnë dhe se kanë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Në kuadër të një vizite disaditore në Sarajevë, kryetari Limani ka zhvilluar disa takime me bashkatdhetarët tanë atje me qëllim të diskutohet situata dhe marrëdhëniet e tyre me vendlindjen dhe afirmimin e tyre si në vendin ku jetojnë dhe veprojnë poashtu edhe në vendlindje.

Së bashku me ambasadorin e vendit tonë në Sarajevë, z. Jakup Rexhepi dhe bashkëvendësin tonë, Baftir Fidani, Limani fillimisht ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Stari Grad të Sarajevës, z. Irfan Çengiq, komunë kjo me të cilën Gostivari është i binjakëzuar. 

“Së bashku me ambasadorin e vendit tonë në Sarajevë, z. Jakup Rexhepi dhe bashkëvendësin tonë, Baftir Fidani, patëm një takim të ngrohtë dhe me plane të shkëlqyera me kryetarin e Komunës Stari Grad të Sarajevës, z. Irfan Çengiq. Komunat tona janë të binjakëzuara dhe na presin shumë aktivitete të përbashkëta. Sarajeva bëhet edhe më e bukur, sidomos falë njerëzve të mirë që jetojnë në të!”, shruan pas takimit në rrjetet sociale kryetari Limani. 

Duke falënderuar për pritjen e ngrohtë në Komunën e Qytetit të Sarajevës, kryetari Limani tha se Sarajeva është një qytet që mbart peshën e historisë, ndërsa me Gostivarin ndajnë të ardhmen e përbashkët evropiane. 

“Në kuadër të vizitës disa ditore në Bosnje dhe Hercegovinë, kisha nderin të takoj kryetarin e Qytetit të Sarajevës, z. Predrag Puharić. Me kreun e këtij qyteti, simbol i qëndrueshmërisë dhe diversitetit, shkëmbyem përvoja dhe ide të cilat mund t’i implementojmë në qytetin e Gostivarit mbi zhvillimin e turizmit, pasi Sarajeva këtë vit u shpall “Top Destinacion 2025” sipas prestigjiozes National Geographic. Me Sarajevën ndajmë shumë vlera të përbashkëta, ndërsa ndajmë edhe të ardhme të përbashkët evropiane”, shkruan Valbon Limnai, kryetar i komunës së Gostivarit. 

Limani, njofton se në Sarajevë shkon më shumë si mik, sepse marrëdhënia jonë bazohet në vlerat që ndajmë dhe njerëz – bashkatdhetarët tanë të cilët me vite kanë kontribuar dhe kontribuojnë në zhvillimin e këtij qyteti dhe vetë shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 15:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?