VLEL pretendon: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune | Dokumenta

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 17:53 Përditësuar

VLEL pretendon: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune | Dokumenta

Valmir Aziri, ish-sekretari shtetëror i Kulturës, ka realizuar një akt të turpshëm dhe të papranueshëm që e turpëron jo vetëm personalisht, por edhe çdo shqiptar. Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, ai nuk nguroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të mundësuar një mundësi përfitimi personale dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e vlerave që na përcaktojnë si komb, reaguan nga VLEN.

Sipas tyre, Bashkimi Demokratik për Integrim, që e ka gojën plot me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, nuk hezitoi të shesë çdo vlerë dhe identitet të shqiptarëve kur bëhet fjalë për interesa të ngushta personale.

“Ky skandal është një reflektim i qartë i hipokrizisë dhe paaftësisë së këtij subjekti politik që vazhdon të përfitojë nga pozitat dhe të manipulojë në kurriz të shqiptarëve. Pyetje të rëndësishme ngrihen pas këtij skandali: Cila është marrëveshja që e ka shtyrë Valmir Azirin të bëjë një lëvizje të tillë? A është heshtja e tij gjatë kohës që ka shërbyer si sekretar shtetëror pjesë e një agjende për të degraduar dhe margjinalizuar shqiptarët në kulturë? A mund të quhet ndryshe një individ që për interesat e tij është i gatshëm të tradhtojë dhe shesë identitetin e tij?”, pyesin nga VLEN.

Ky është një akt që nuk mund të mbetet pa pasoja! Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë çdo tentativë për të manipuluar dhe për të shkelur identitetin shqiptar për interesa të ngushta dhe personale. Kërkojmë llogaridhënie të menjëhershme për këtë skandal të rëndë dhe angazhohemi të sigurojmë që
individë si Valmir Aziri të mos kenë vend në institucionet që duhet të mbrojnë interesat dhe vlerat e shqiptarëve.

Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund të tradhtojnë kulturën dhe identitetin shqiptar për përfitime personale: Koalicioni VLEN nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe integritetin tonë kombëtar, përfundon kumtesa nga VLEN. Flaka Media

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 17:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?