Vetëm në janar nga vendi janë larguar 50 motra medicinale

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 22:46

Vetëm në janar nga vendi janë larguar 50 motra medicinale

Vetëm në muajin janar jashtë shtetit janë shpërngulur 50 motra medicinale. Nga Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësor thonë se vazhdon të rritet trend i ikjes së kuadrit mjekësor në shtetet perëndimore. Ata shprehin shqetësimin që institucionet shëndetësore publike nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë, madje disa periferike rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesë së mantelbardhëve.

“Kur bëhet fjalë për kuadrin medicinal vetëm këtë muaj ka 50 motra medicinale që janë shpërngulur për Gjermani, e fundi u nis sot në mëngjes. Kemi informacione që edhe në muajin e ardhshëm edhe 30 infermiere do të shkojnë për Gjermani dhe Suedi. Te ne, kuadri mjekësor zvogëlohet, derisa në vendet e Europës Perëndimore përfitojnë kuadër profesional me përvojë, të cilët mund të angazhohen menjëherë atje”, tha Llazo Kostovski – sekretar në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve Shëndetësor.

Sipas Odës së mjekëve, çdo vit emigrojnë rreth 250 mantelbardhë, shifër kjo e barabartë me një gjeneratë të tërë të doktorëve, të cilët diplomojnë në nivel vjetor. Por, shqetësues është fakti që ikin doktorët specialit me përvojë, për të cilët shteti ka investuar shumë për t’i lënë të lirë të emigrojnë.

Një problem të tillë e kanë edhe në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike thonë se kanë nevojë për së paku 6 infermierë për të plotësuar kuadrin e kujdestarive.

“Në gjithë kampusin e klinikave ‘Nënë Tereza’ por edhe në gjithë Maqedoninë mungon më së shumti kuadër të infermiereve me shkollë të mesme profesionale, staf spitalor por edhe higjienik. Shumë prej tyre që kishim u shpërngulën ndonëse ishin me përvojë, kanë studiuar dhe janë avancuar, por nuk ka pasur mjete të mjaftueshme për t’i mbajtur”, tha Jasmina Gerogievska Pavllovksa – drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.

Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 20 institucione publike shëndetësore tani më kanë përgatitur sistematizime të reja, mundet menjëherë që t’i punësojnë 300 specializantët privat nga grupi i parë, mes tyre më së shumti kardiolog dhe gjinekolog, 30 prej tyre vetëm në Shkup. Por, punësimet e 600 specializantëve privat është dashur të kryhen në fund të vitit që shkoi, pasi më 30.12. 2024 Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave miratuan në Qeveri punësimet e tyre. Por, në praktikë ky afat tani është shtyrë në dy faza gjatë këtij viti, duke ua lënë barrën vet spitaleve që t’i sistematizojnë.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 22:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë