Gripi, Ministria e Shëndetësisë obligon mbajtjen e maskave në institucionet shëndetësore

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 23:06

 Gripi, Ministria e Shëndetësisë obligon mbajtjen e maskave në institucionet shëndetësore

Për shkak të numrit të lartë të të prekurve nga gripi, KSI rekomandoi disa masa: Ndalohen vizitat nga jashtë për pacientët që janë të shtrirë në spitale, nëpër institucione shëndetësore obligohet mbajtja e maskave, distancë ku ka mundësi dhe dezinfiktimi i duarve.

Këto masa i miratoi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes më të madhe të gripit. Mjeku Sedat Lumani thotë se te qytetarët është krijuar panik që nga Covidi, por thotë se simptomat e gripit janë të zakonshme dhe e vetmja mbrojtje është imunizimi me vaksina për grip.

“Të gjithë njerëzit që kanë kollë ose temperaturë, alarmojnë dhe vijnë menjëherë te mjeku, ndoshta edhe gabim është ajo sepse virusi si paraqitet ashtu edhe kalon, kohëzgjatja e një virusi ose gripi sezonal është prej në pesë deri në shtatë ditë, por ndonjëherë di që të dëmtohet mukoza e organeve të sipërme të frymëmarrjes, e cila mund të vazhdojë me një simptomë kollitje deri në dy tre javë, e kjo i brengos njerëzit, e duke dashur që t’u kalojë sa më shpejtë teprohet me terapi, terapia është simptomatologjike, ilaç për gripin sezonal nuk ekziston, përveç imunizimit me vaksina”, tha Sedat Lumani.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në javën e gjashtë të këtij viti janë regjistruar 2.880 raste të reja me grip.

“Gjatë javës së gjashtë të këtij viti janë regjistruar 2.880 raste të reja me grip, që është pesë për qind më pak krahasuar me javën paraparke, por 53 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, thotë Instituti i Shëndetit Publik

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara që nga fillimi i sezonit ka arritur në 11.614, me më së shumti raste në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është shënuar në Dibër. Fëmijët nën katër vjeç janë më të prekurit, me shkallën më të lartë të incidencës së regjistruar. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se aktiviteti i gripit në vend është në nivele të larta, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 23:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?