BDI: Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 10:46

BDI: Alarm për spastrim etnik në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut

Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut, akuzuan nga BDI.

KUMTESA:

Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët.

Ky përjashtim masiv nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit. 

Përkundrazi, është një spastrim i qëllimshëm, i mirëmenduar, që nuk ka për qëllim vetëm margjinalizimin, por ringjalljen e një mentaliteti të rrezikshëm që për dekada e ka parë popullsinë shqiptare si “armik të brendshëm”.

Informacionet e besueshme që flasin për punësimin masiv të dhjetëra, në mos qindra personave joshqiptarë në pozicione kyçe brenda shërbimeve sekrete, janë dëshmi se ky nuk është thjesht një proces administrativ, por një strategji për të kthyer agjencitë e sigurisë në instrumente të kontrollit politik dhe etnik, duke minuar në themel parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

I bëjmë thirrje NATO-s, Bashkimit Evropian dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë që njohin dinamikat e sigurisë në Ballkan, të ndërhyjnë menjëherë dhe të mos lejojnë që ky spastrim të kalojë në heshtje. 

Përjashtimi sistematik i shqiptarëve nga strukturat e sigurisë nuk është vetëm një goditje ndaj një populli të caktuar — është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin, kohezionin ndër-etnik dhe orientimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Pasojat e kësaj qasje të papërgjegjshme mund të jenë dramatike dhe gradualisht të rikthejnë mosbesimin e thellë mes shqiptarëve dhe shtetit, e në veçanti ndaj strukturave të sigurisë.

Ky është një paralajmërim që nuk mund të neglizhohet. 

Është koha për veprim të mençur dhe të shpejtë, për të parandaluar kthimin e praktikave të së kaluarës që kanë prodhuar vetëm ndarje, pasiguri dhe destabilitet.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 10:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?