Reagon BDI: Qeveria defokuson me stemën, vendi në izolim, qytetarët luftojnë me mbijetesën

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 09:38

Reagon BDI: Qeveria defokuson me stemën, vendi në izolim, qytetarët luftojnë me mbijetesën

Nga BDI në një komunikatë për media kanë thënë shprehin shqetësim për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët, të cilët, sipas tyre, po përballen me fatura të papërballueshme të energjisë elektrike, çmime të larta të produkteve bazë dhe një mungesë të plotë të masave qeveritare për të zbutur pasojat e krizës.

“Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshmesi ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj.

Inflacioni i pakontrolluar ka shkatërruar fuqinë blerëse, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të siguruar nevojat bazë, por nuk marrin asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore për të lehtësuar barrën e qytetarëve që sot ndodhen në prag të mbijetesës.

Në vend që të merret me politikat e duhura për të përmirësuar jetën e njerëzve, qeveria po e zhyt vendin edhe më thellë në izolim.

Integrimi në Bashkimin Evropian është bllokuar dhe qeveria nuk ka asnjë strategji për ta zhbllokuar këtë proces. Ndërkohë që vendet e rajonit avancojnë, qytetarët tanë janë të detyruar të përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive.

Nëpër zyrat e pushtetit vazhdon luksi dhe indiferenca, ndërsa qytetarët nuk mund të përballojnë më as faturat e muajit të ardhshëm.

Kjo qeveri ka zgjedhur të udhëheqë me propagandë dhe jo me veprime, duke e lënë vendin në krizë të thellë dhe duke manipuluar opinionin me tema të parëndësishme.

BDI nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kësaj katastrofe sociale dhe ekonomike. Të drejtat dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të jenë më viktimë e papërgjegjshmërisë qeveritare. Përballë kësaj varfërie të imponuar, këtij izolimi të rrezikshëm dhe kësaj politike të shurdhët, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fort se kurrë”, thonë nga BDI.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 09:38
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë