Dimitrievski insiston: Stema aktuale pasqyron plotësisht ikonografinë tonë bashkëkohore

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 11:15

Dimitrievski insiston: Stema aktuale pasqyron plotësisht ikonografinë tonë bashkëkohore

Stema shtetërore që kemi aktualisht i plotëson të gjitha nevojat. Teza se vetëm një numër i caktuar shtetesh të shfaqura në periudhën e pasluftës bartin përcaktime komuniste nuk është e saktë. Sot ju keni shtete anëtare të BE-së me stema që janë miratuar në atë periudhë dhe janë vende progresive dhe të avancuara, siç është Sllovenia, thotë kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski

Ai në “Sitel” duke folur për qëndrimet aktuale lidhur me ndryshimin e mundshëm të stemës shtetërore, ka theksuar se ajo pasqyron plotësisht ikonografinë tonë bashkëkohore.

“Ekspertët e heraldikës duhet të flasin shumë më tepër për stemën shtetërore dhe kuptimin e saj nga një aspekt thelbësor, sepse janë profesionistë dhe kompetent. Stema jonë e parë daton në vitin 1946. Është e vërtetë që është një ikonografi, jo vetëm e stemës sonë kombëtare, por edhe e të gjitha shteteve të sapokrijuara pas Luftës së Dytë Botërore, që janë në radhë të parë me ide socialiste apo komuniste dhe që nga ajo kohë ka pësuar dy modifikime.

Ndryshon në Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe ndryshimi i fundit është kur hiqet ylli me pesë cepa, i cili ka simbolikën e Luftës Nacionalçlirimtare, kur në fakt u bëmë shtet i pavarur. Pamja e parë u ndryshua, nga mali i Pirinit në vetë stemën, me majën më të lartë – Malin e Korabit, që më vonë u mor si pikë referimi simbolike. E kemi lumin Vardar dhe besojmë se kjo stemë e pasqyron plotësisht ikonografinë tonë bashkëkohore dhe atë që është Maqedonia, e ndryshme në të gjitha aspektet dhe në thelb shtet i krijuar me mundin dhe gjakun e të parëve tanë që luftuan që ne ta kemi atë”, tha Dimitrievski.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 11:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?