Pa 1 mijë euro nuk kalohet muaj për një familje në Maqedoninë e Veriut
Shporta minimale sindikale për muajin shkurt arrin në 63.773 denarë (1036 euro) dhe është për 521 denarë (8.47 euro) më e lartë se në janar të këtij viti kur ishte 63.252 denarë.
Me një banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, harxhimet mujore për një muaj arrijnë në 79.148 denarë (1286 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Sipas përllogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale një familje katër anëtarëshe duhet të ndajë 23.427 denarë (380 euro) ose 36,7 për qind për ushqim dhe pije, 5.800 denarë ose 9,1 për qind për veshmbathje dhe këpucë dhe 6.096 denarë ose 9,6 për qind për qira dhe ujë, rrymë. Për higjienën personale dhe mbajtjen e higjienës në shtëpi duhet të ndahen 2.195 denarë ose 3,4 për qind, për shëndetësi 1.135 denarë ose 1,8 për qind, për transport 4.844 denarë ose 7,6 për qind.
Një familje katër anëtarëshe në shkurt të këtij viti i nevojiten 3.417 denarë ose 5.4 për qind nga shporta minimale për komunikim, 4.592 denarë ose 7.2 për qind për rekreacion dhe kulturë, 7.036 denarë ose 11 për qind për arsim, 4.131 denarë ose 6,5 për qind për restorante dhe shërbime të tjera, 10 për qind dhe 1 për qind për hotele dhe mallra.
“Shporta minimale sindikale për muajin shkurt arrin në 63.773 denarë dhe është për 521 denarë më e lartë se në janar të këtij viti kur ishte 63.252 denarë. Nëse jetoni me qira në një banesë prej 60 metrash katrorë shuma shkon në 79.148 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Përllogaritja është për familje katër anëtarëshe me dy të rritur dhe dy fëmijë. Jetë më e shtrenjtë se në Gjermani, vetëm rrogat jo si atje. Nëse punojnë të dy prindërit dhe siç shumica ka pagë minimale, ata fitojnë në muaj vetëm 730 euro. Ku t’i marrim edhe 570 euro të tjera. Nëse jetojnë në banesë me qira, u nevojiten edhe 21.471 denarë shtesë”, shprehet gazetari Abedin Bilalli.
Nëse jetojnë në banesë me qira, u nevojiten edhe 21.471 denarë shtesë. Flaka Media
















