Nga muaj që vjen, do të ketë rritje të rrogave për mësimdhënësit 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 23:16

Nga muaj që vjen, do të ketë rritje të rrogave për mësimdhënësit 

Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, ka përkujtuar se mësimdhënësit nga marsi do të kenë rritje të rrogës për 7 përqind.

“Besoj së shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e re kolektive për përmirësimin e të drejtave për të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa dua të informoj, siç jemi dakorduar, ata në muajin mars do të marrin rritje të rrogave për 7 përqind”, deklaroi Janevska.

Në hapësirat e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot u zhvillua takim ndërmjet kryetarit Jakim Nedelkov dhe ministres Janevska, ku po finalizohen propozimet për një marrëveshje të re kolektive në arsimin fillor dhe të mesëm.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Qeveria kanë arritur me 12 tetor te vitit te kaluar marrëveshje sa i përket pagave në arsimin fillor dhe të mesëm, ashtu që nga tetori pati rritje për 5% në arsimin fillor dhe të mesëm. Për muajin mars të vitit 2025 ishte planifikuar rritje për 7 përqind.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kishte premtuar që rritje të rrogës për 12 përqind në arsim do të ketë prej muajt mars te ketij viti.

“Nga paga e tetorit që do të paguhet në nëntor, deri në pagën e shkurtit që do të paguhet në muajin mars të vitit 2025, do të kemi rritje të pagave prej 5%. Më tej, në muajin mars të vitit 2025 do të ketë rritje prej 7%. Në mars të vitit 2026, varësisht prej gjendjes së buxhetit, do të ketë rritje mes 7,5 – 10%. Po ashtu, varësisht prej gjendjes së buxhetit, në mars të vitit 2027 do të ketë rritje mes 7,5-10% dhe gjithashtu gjendjes së mbushjes së buxhetit në mars të vitit 2028, do të ketë rritje mes 10-12,5%. Kjo nënkupton se, arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme, në mars të vitit 2028, do të marrin afërsisht minimum 46% pagë më të lartë nga ajo që marrin tani, por ndoshta edhe më shumë”, kishte deklaruar kryeministri Mickovski.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 23:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?