Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përgëzuar fitoren e Friedrich Merz dhe koalicionit CDU-CSU në zgjedhjet e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Taravari e cilësoi këtë si një arritje të madhe që reflekton drejtimin e ri që po merr Evropa.
“Duke përdorur fjalët e tij, kjo ishte një fushatë e mrekullueshme, por sidomos një fitore e mrekullueshme që kthen përgjigje shumë të mëdha për drejtimin që po merr Evropa! Një Evropë Ndryshe! Një Evropë më e Fortë!”, shkroi ai.
Taravari ka shprehur mbështetjen e tij për një Evropë më të fortë dhe më të unifikuar, duke vënë theksin te rëndësia e kësaj fitoreje për të ardhmen e kontinentit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Shkurt, 2025 16:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.