Mickoski: Kam besim të plotë te Mexhiti

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:39

Mickoski: Kam besim të plotë te Mexhiti

“Unë kam besim të plotë tek zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe tek puna e tij” kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me akuzat e BDI-së ndaj Mexhitit. Ai i bëri thirje BDI-së dhe të tjerëve që kanë dëshmi t’ia dërgojnë Mickoskit. Ai tha se BDI po vazhdon të merret me mjegulla të ngarkuara me fjalën korrupsion që siç thotë ai ishte emri i dytë i tyre në të kaluarën, ku atributi kryesor ishte qendra tregtare Soravia.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Unë kam një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministrin dhe kam besim të plotë në punën e tij. U bëj thirrje të gjithë atyre që posedojnë ndonjë dëshmi, të cilave iu referohen ata të BDI-së të vijnë dhe t’i sjellin. Ata e kanë numrin tim, të gjithë e dinë, le të vijnë sot ose nesër edhe nëse jam në seancë, do ta lë ta shoh atë dëshmi dhe t’ua dorëzojë organeve përkatëse të cilat duhet të marrin masa”.

Ndërkohë, LSDM sot ka publikuar dokumente të cilat siç thonë ata vërtetojnë se zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka anashkaluar në mënyrë të paligjshme procedurat institucionale për të vendosur personalisht ai se cilat dokumente dhe lëndë do të miratohen apo ndalohen. Ata thonë se dokumentet tregojnë se Mexhiti ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke nënshkruar personalisht të gjitha lëndët, pa bazë ligjore dhe pa respektuar procedurën e veprimit administrativ. Ata kërkojnë nga Mickoski që ta shkarkojë Mexhitin.

MARTIN KOSTOVSKI SEKRETAR ORGANIZATIV I LSDM-SË

Me këtë Izet Mexhiti jo vetëm që ka keqpërdorur pozitën e tij, por edhe ngre dyshime serioze nëse ka dashur të vendosë kontroll në këtë mënyrë dhe të ketë hapësirë ​​për shantazhe ndaj kompanive dhe qytetarëve. E pyesim publikisht Hristijan Mickoskin: deri kur do ta mbrojë Izet Mexhitin? A do ta përjetojë Mexhiti të njëjtin skenar si Artan Grubi, i cili pas abuzimeve të shumta i shpëtoi drejtësisë pikërisht duke iu bashkuar VMRO-DPMNE-së? Presim që Mickoski të kërkojë falje publike para qytetarëve për këto veprime të bashkëpunëtorit të tij më të afërt dhe përfundimisht ta shkarkojë nga detyra”.

LSDM i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që menjëherë të hapin hetime dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?