Bie kërkesa e Të Majtës për heqjen e gjuhës shqipe nga ambalazhet e produkteve

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:43

Bie kërkesa e Të Majtës për heqjen e gjuhës shqipe nga ambalazhet e produkteve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk e votoi propozimin e Levicës për ndryshim të ligjit për konsumatorët, propozimin për shfuqizimin e obligimit për deklaratat dygjuhësore të produkteve. Deputeti Sashko Jançev nga kjo parti, në elaborimin e këtij propozimi tha se, ky obligim nuk është në përputhje me Kushtetutën si dhe dëmton drejtëpërdrejt prodhuesit dhe tregtarët maqedonas, posaçërisht gjatë kohës së krizës ekonomike.

Sashko Jançev, Levica:

“Me çfarë qëllimi pronarëve të marketeve, të llojeve të ndryshme të dyqaneve dhe tregtarëve u imponohet obligimi të bëjnë ambalazhe, ngjitëse, deklarata dhe dokumente të tjera në gjuhën shqipe? Dygjuhësia në të gjitha këto ambalazhet, ngjitëse, dokumente është në kundërshtim me kushtetutën, në kundërshtim me dygjuhësinë dhe është jashtë logjikës së shëndoshë ekonomike dhe jashtë çdo lloj logjikeje të shëndoshë. Nuk ka asnjë dobi nga ky obligim, përkundraz dëmton tregtarët, u kushton tregtarëve para dhe kohë pa nevojë”.

Por, ky propozim nuk u mbështet nga asnjë parti tjetër politike. Para seancës, deputeti i VMRO – DPMNE-së njoftoi se, nuk do ta mbështesin asnjë ligj për konsumatorët që nuk ka për qëllim të ndikojë në uljen e çmimeve.

Bojan Stojanovski, VMRO – DPMNE:

“Zëdhënësit e LSDM-së dhe Levices le të sigurojnë fillimisht shumicë badenteri për ndryshimin e këtë ligj dhe më pas mundemi të diskutojmë se a do ta mbështes ose jo dikush ligjin. Ne nuk do të mbështesim ligje të cilat nuk garantojnë ulje të çmimeve. Nëse Levica dhe LSDM mendon seriozisht dhe dëshiron t’iu ndihmojë qytetarëve, ja ku e kanë ligjin tonë që ia vlen të diskutohet”.

Sipas ligjit aktual, të gjithë tregtarët dhe kompanitë vendore që importojnë produkte të caktuara, duhet t’u vendosin etiketa edhe në gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe po i pengon shumë partive politike maqedonase dhe politikanëve maqedonas. Herë hiq shqipen nga tabelat rrugore, herë nga ministritë e herë nga komunikatat. Tashmë ata dëshirojnë që ta heqin edhe nga ambalazhet e produkteve.

„Me këtë ligj po rregullohet padrejtësia ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonas, të cilët për vite me radhë janë përballur me ngarkesa administrative dhe financiare të vendosura nga politikat klientelistike të partive të regjimit”, thonë nga Livica.

Levica  i bën thirrje VMRO-DPMNE-së, e cila në të kaluarën pretendonte se ligji për dygjuhësinë është antikushtetues, që tani të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të votojë për heqjen e këtij detyrimi.

“Presim që të gjithë deputetët që vërtet janë angazhuar për interesat e popullit ta mbështesin këtë ligj dhe të vendosin fund burokracisë të padobishme që i vë prodhuesit maqedonas në një pozitë të pafavorshme”, thonë nga Livica.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:43
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë