Ministria e Izet Mexhitit hedh posht akuzuat për korrupsion të bëra nga BDI dhe LSDM

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 10:51

Ministria e Izet Mexhitit hedh posht akuzuat për korrupsion të bëra nga BDI dhe LSDM

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut kategorikisht i hedh poshtë dhe i mohon spekulimet dhe pretendimet e rrejshme të bëra nga partitë politike LSDM dhe BDI në ditët e fundit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me pretendimet dhe spekulimet në media që ka të bëjë me vendimin e Inspektoratit Administrativ, dëshiron që të informojë publikun për pikat kryesore të mëposhtme:

Së pari, paralajmërimet dhe vërejtjet për punën në zyrë dhe atë arkivore të shërbimeve në Ministri nuk përbëjnë skandal.

Mbikëqyrja e rregullt inspektuese nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë ekskluzivisht me aspektet teknike të punës arkivore dhe në zyrë. Në asnjë moment nuk u konstatua ndonjë keqpërdorim i pozitës zyrtare apo sjellje të tjera të paligjshme.

Së dyti, bëhet fjalë për mbikëqyrje të rregullt dhe të vazhdueshme inspektuese.

Inspektorati Administrativ ka vepruar sipas programit të rregullt të punës dhe nuk bëhet fjalë për veprim sipas ndonjë njoftimi apo konstatimi të një gabimi në procedurë.

Së treti, vërejtjet e inspektoratit i referohen një praktike të futur në vitin 2017.

Mënyra e punës në zyrë dhe asaj arkivore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor është krijuar në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë është zbatuar e pandryshuar nga të gjithë ministrat që kanë udhëhequr ministrinë – si nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së. Këtë mënyrë të punës e kanë ndjekur edhe ministrat Nurhan Izairi, Bashkim Ameti, Sadulla Duraku, Naser Nuredini dhe Kaja Shukova. Kjo do të thotë se çdo vëzhgim i bërë nga inspektorati nuk ka të bëjë me punën e menaxhmentit aktual, por me një proces të vazhdueshëm administrativ të trashëguar nga vitet e mëparshme.

Së katërti, Ministria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe i fton të gjitha mediat që të inspektojnë dokumentacionin.

Për transparencë të plotë dhe informim të saktë të publikut, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i fton të gjitha mediat e interesuara të vijnë në ambientet e Ministrisë, ku do t’iu prezantohen të gjitha materialet arkivore që lidhen me këtë procedurë. Nuk ka asgjë për të fshehur – puna e Ministrisë është e hapur për shqyrtim publik.

Ministria mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për punë ligjore dhe profesionale në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Bashkangjitur ju sjellim dokumente si dëshmi për veprimet e të gjithë ministrave të mëparshëm në MMJPH nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së. Flaka Media

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 10:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?