Agjenda e Gjelbër në fokusin e takimit Murtezani – Vajc

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 10:53

Agjenda e Gjelbër në fokusin e takimit Murtezani  – Vajc

Ministri për  ҫështje evropiane, Orhan Murtezani, sot në mëngjes u takua me eurodeputetin austriak Tomas Vajc, raportuesin e sapoemëruar të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Takimi u zhvillua në prag të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët parlamentar Maqedoni e Veriut-Bashkimi Evropian, i cili paraqet mundësi të rëndësishme për të thelluar dialogun dhe për të përforcuar angazhimin e përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit. Murtezani dhe Vajc theksuan rëndësinë e këtij forumi si hapësirë për shkëmbim konstruktiv të qëndrimeve dhe avancim të bashkëpunimit, me qëllim të përshpejtimit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve ishin Agjenda Reformuese dhe Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor si lëvizës të procesit euro -integrues. Ministri Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave kyçe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik, duke theksuar se këto përpjekje janë me rëndësi elementare për progresin e negociatave të aderimit. Eurodeputeti Vajc vërtetoi mbështetjen e Parlamentit evropian, duke theksuar se zbatimi i vazhdueshëm i reformave do të jetë faktor kyç në fazën tjetër të procesit.

Theks i veçantë u vendos edhe në Agjendën e Gjelbër, me ҫka Wajc e përshëndeti angazhimin e Maqedonisë së Veriut për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi energjetike përmes iniciativave të gjelbra. U theksua se Bashkimi Evropian, nëpërmjet Planit të rritjes dhe mekanizmave të tjerë të mbështetjes financiare, do të vazhdojë të mbështesë vendin në zbatimin e prioriteteve reformuese.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 10:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?