Vazhdon ‘përplasja’ mes dy Fatmirave të Kërçovës, Deharit e Limanit!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 18:04

Vazhdon ‘përplasja’ mes dy Fatmirave të  Kërçovës, Deharit e Limanit!

Dy ditët e fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale kanë nisur përplasjet “politike”online” mes kreut të Kërçovës, Fatmir Deharit dhe ministrit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, Fatmir Limani. Përplasja nisi në rrjetin social Facebook ku kreu i Kërçovës Dehari theksoi se ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani ia ka marrë kompetencat për menaxhimin me çerdhet e Qytetit.

Dehari thekson se ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nuk e respekton gjuhën shqipe në asnjë dokument zyrtarë.

Tutje Dehari shkruan: “Kot e keni ju, z.Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Me hakmarrje dhe duke vjedhur të arriturat tona politiko-kombëtare, nuk do të arrini askund, vetëm se në shërbim të djallit. Gjatë ushtrimit të detyrës suaj si ministër, nuk është vërejtur asnjë akt, shkresë apo dokument i hartuar në gjuhën tuaj amtare, pavarësisht se përdorimi i saj është i garantuar me ligj. Si përfaqësues i komunitetit shqiptar, pritej që këtë të drejtë ta respektonit dhe promovonit, duke dëshmuar përgjegjësi institucionale dhe ndjeshmëri ndaj sakrificave që kanë mundësuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe”.

E për këtë i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit Limani i cili potencoi se janë të kota përpjekjet e kreut të Kërçovës për t’i ikur përgjegjësisë. Limani në një status në Facebook shkruan: “Të kota përpjekjet e kryetarit të Komunës së Kërçovës për t’i ikur përgjegjësisë! Përpjekjet e kryetarit të komunës së Kërçovës për të tërhequr vëmendjen e publikut janë të kota, dhe në vend që të mbledhë pikë të vogla politike, ai duhet të fokusohet në përmbushjen e kushteve ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, për mosrespektimin e të cilit i janë hequr edhe kompetencat. Kryetari duhet të pranojë para qytetarëve arsyet e vërteta të situatës që ka çuar në heqjen e kompetencave, në vend që të tërheqë vëmendjen për gjuhën në të cilën është shkruar aktvendimi. Si ministri, detyra jonë është të monitorojmë ligjshmërinë e punës së kryetarëve të komunave dhe organeve të komunës, në nivel shtetëror”.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 18:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?