Shkëmbim i përvojave në fushën e reformave në shëndetësi me Slloveninë

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:25

Shkëmbim i përvojave në fushën e reformave në shëndetësi me Slloveninë

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari, është duke qëndruar për vizitë zyrtare me ministren e Shëndetësisë së Sllovenisë, znj. Valentina Prevolnik Rupel në Slloveni. Në shoqërim të z. Taravari është prof. Ph.D. Nikolla Jankulovski, anëtar i Këshillit të Shëndetësisë, prof. Ph.D. Ognen Kostovski, drejtor i Klinikës Universitare për Kirurgji Gastrointestinale ISHP, Dr. Idriz Orana, zëvendës Kryetar i Këshillit Shëndetësor, Qendra Mjekësore për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive.  

Gjatë vizitës së tyre zyrtarët po marrin pjesë edhe në një panel diskutimi ku do të diskutohet rreth temave siç është: Shkëmbimin e përvojave në fushën e reformave në shëndetësi; Shkëmbimi i përvojave në fushën e zhvillimit të strategjisë së shëndetit publik; Mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e sigurimeve shëndetësore; dhe mundësia e forcimit të bashkëpunimit në trajtimin e sëmundjeve kronike jo të transmetueshme.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe është e rëndësishme që ky bashkëpunim të kultivohet dhe rritet edhe më shumë. Sllovenia është vend mik i yni dhe ka përkrahur Maqedoninë e Veriut në procese të rëndësishme për vendin.

Të dy popujt mes vete janë të lidhura fortë me njëri tjetrin. Ne jemi të interesuar të thellojmë edhe më shumë këtë bashkëpunim.

Gjithashtu Taravari ka njoftuar se ka shprehur konsideratën e tij të lartë për sistemin shëndetësor slloven, i cili është ndër më të zhvilluarit në rajon.

“Me znj. Ministre u dakorduam që të kemi bashkëpunim në disa sektorë shëndetësorë. Në këtë takim shumë të frytshëm ishin të pranishëm edhe prof. Ognen Kostovski, prof. Nikola Jankulovski dhe dr. Idriz Orana”, ka shkruar Taravari.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?