Në treg ka mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia, AUV në aksion!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2025 22:04

Në treg ka mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia, AUV në aksion!

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar asgjësimin e 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia. Mishi i paketuar në 180 pako, është transportuar me një automjet, i cili më herët sot nga MPB-ja është njoftuar se është konfiskuar të martën, transmeton Portalb.mk.

“Mishi ishte i paketuar në 180 pako nga 11 kilogramë dhe në momentin e kontrollit ishte në fazën e shkrirjes. Në mjetin e sekuestruar, mishi i pasigurt transportohej në kushte të papërshtatshme, pa regjimin e kërkuar të temperaturës për mishin e ngrirë (-18 gradë Celsius) dhe pa asnjë dokumentacion për origjinën, certifikatë shëndetësore veterinare, dokument tregtar dhe dokumente të tjera të nevojshme për të garantuar sigurinë e produktit”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Më herët gjatë ditës së sotme MPB-ja ka njoftuar se një ekip policor nga stacioni i vëzhgimit kufitar “Tanushë” të martën ka kapur një furgon me marka kombëtare të Kosovës, i cili ka pasur një sasi të madhe të produkteve ushqimore pa dokumentacion përkatës. Furgoni ka qenë duke lëvizur në drejtim të kufirit me Kosovën fqinje dhe dy personat që ndodheshin në të pasi kanë vërejtur policët kanë lënë automjetin dhe janë larguar drejt kufirit.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2025 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?