Nën dry 8 markete, nuk respektuan vendimin për marzhën

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:32

Çelës në derë për tetë farmaci dhe tregje të fruta-perimeve të importuara. Me urdhër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ato do të mbyllen për 15 ditë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhës.

Në disa prej tyre, inspektorati ka gjetur marzhë të lartë deri në mbi 70 për qind. Drejtori i Inspektoratit të Tregut Vllatko Stojkoski, thotë se inspektorët deri më tani kanë shkruar gjoba në vlerë prej 42 mijë eurosh, ndërsa 30 raste janë duke u përpunuar dhe po bëhen analiza të hollësishme.

“Në tre markete, një farmaci dhe tre importuesit më të mëdhenj të perimeve dhe frutave, së bashku me inspektorët, konstatuam marzhë të lartë deri në 70 për qind”, deklaroi Vlatko Stojkoski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Inspektorët kanë vërejtur lëshime edhe në dyqane të tjera.

“Marzhë nga 5 deri në 20 për qind në markete për produktet në qarkullim, mbi 30 për qind produkte më pak në qarkullim dhe produkte jo ushqimore, higjienike, ushqim për fëmijë e kështu me radhë. Ndërsa në rastin e importuesve, marzhat e fitimit bruto janë përcaktuar për importet në faturë në treg lirshëm mund të them 30 deri në 50 për qind”, tha Vlatko Stojkoski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Stojkoski thotë se të gjitha bizneset e vogla dhe subjektet e mëdha që shesin me pakicë çmimet e produkteve do të duhet t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit dhe t’i përditësojnë ato çdo ditë. Gjoba për mosrespektimin e ligjit lëvizin nga 500 deri në 10,000 euro në varësi të madhësisë së objektit, si dhe ndalim pune 15 ditë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut u bën thirrje të gjithë qytetarëve që vërejnë parregullsi të denoncojnë në numrin e telefonit në Inspektoratin e Tregut ose në faqen e internetit.(Alssat.mk)

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:32
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë