Një stomatolog nga Shkupi ka qenë pre e një shantazhi nga dy persona, të cilët pas një termini të caktuar kontrolli ata kanë bërë kërcënime dhe kanë shantazhuar se në rast se nuk do të paguante një shumë parash do t’i publikonin një video intime.
Prokuroria Themelore e Shkupit tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shantazhuesve.
“I dyshuari i ka treguar stomatologut një videoklip me përmbajtje gjoja komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar videon. Në momentin që stomatologu ka filluar të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe i ka marrë telefonin, e ka fshirë regjistrimin dhe e ka larguar me forcë stomatologun nga zyra”, thonë nga prokuroria.
Prokurori publik, për shkak të seriozitetit të ngjarjes, ka propozuar që ndaj të dyshuarit të parë të caktohen masa të sigurimit, si sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, ndalim për afrim apo kontakt me të dëmtuarin, si dhe detyrim për paraqitje në organin kompetent”, shtoi prokuroria. Aktualisht po merren masa për zbardhjen e identitetit të të dyshuarit të dytë
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
9 Mars, 2025 22:59
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.