Gostivar, motra denoncon vëllaun në Polici, e mbante peng në banesë

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 12:11

Gostivar, motra denoncon vëllaun në Polici, e mbante peng në banesë

Më datë 13.03.2025 në ora 23:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M.(21) nga Gostivari, për të cilin motra e tij 25-vjeçare ka raportuar se në marrëveshje me babanë e tyre që punonte jashtë vendit, në mënyrë të paligjshme e ka mbajtur të mbyllur për një kohë të gjatë dhe nuk e ka lejuar të dalë nga shtëpia e tyrefamiljare.  

Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 12:11