Ramazani, Komuna e Tetovës: Nuk guxon të ndërpritet mësimi

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 15:50

Ramazani, Komuna e Tetovës: Nuk guxon të ndërpritet mësimi

Pasi nxënësit në Komunën e Tetovë bojkotuan procesin mësimor me arsyetimin e kohës së iftarit, Nazmi Dauti nga sektori për Arsim thotë se kjo assesi nuk guxon të ndodh pasi ligji e parasheh se në çfarë situatash mund të ketë ndërprerje të procesit mësimor, përcjell TV21. Dauti tha se shkollat kanë bërë përshtatje të orarit dhe nxënësit kanë mundësi që në kohën e iftarit të furnizohen me ushqim, por siç tha Dauti, në rast se vazhdon bojkoti, do të ndërmerren masa pedagogjike në bazë të ligjit për arsim të mesëm dhe fillor.

“Assesi nuk guxon të ndërpritet procesi edukativo arsimor, ligji është shumë decid kur procesi arsimor mund të ndërpritet, në rast të fatkeqësive natyrore, tërmeteve, epidemive apo rasteve të jashtëzakonshme. Në këta situata mund të kemi ndërprerje të procesit apo zvogëlim të mbarëvajtjes të procesit edukativo arsimor. Lus nxënësit dhe profesorët të fokusohen në procesin edukativo arsimor, nxënësit të kthehen dhe të vazhdojnë procesin edukativo arsimor, shkollat normalisht kanë bërë inkorporimin e orarit që pushimi i gjatë të zgjasë në vend të 20 minutave do të zgjasë 25 apo 30 minuta, brenda kësaj periudhë do furnizohen me ushqim dhe pas përfundimit të pushimit normalisht që nxënësit duhet të kthehen në procesin edukativo arsimor. Nëse vazhdohet me bojkot normalisht që shkollat do duhet të ndërmarrin edhe masa pedagogjike ashtu siç i parasheh ligji për arsim të mesëm dhe fillor“, tha Dauti.

279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 15:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?