Shumica e plagëve e të lënduarve janë në pjesën e kokës, qafës dhe fytyrës

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 16:56

Shumica e plagëve e të lënduarve janë në pjesën e kokës, qafës dhe fytyrës

Drejtori i Spitalit për sëmundje kirurgjike “Sh.Naumi Ohrit” Nebojsha Nastov ka theksuar se të lënduarit në diskotekën në Koçan kanë djegie nga 5 deri 60%

“Fillojnë nga 5% deri në 60% të lëndimeve nga djegiet, ku shumica e plagëve janë në pjesën e kokës, qafës dhe fytyrës që nënkupton se me gjasë ka ardhur deri te ngufatja nga thitja e gazrave dhe tymit andaj nuk mund të jemi decid në momentin edhe sa do të kenë nevojë për respirator ose jo” tha Nastov.

I pyetur nga TV21 se përveç djegieve a ka paceintë të lënduar edhe nga Stampedo, ai tha se ka lëndime, por për fat jo shumë.

“Tek një paciente është vërtetuar akumulimi i ajrit ndërmjet indeve të mushkërive ku ëshrë vendosur drenazh toraklae, por lëndime tjera më serioze nga goditjet jo”, shtoi Nastov.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 16:56