BDI: Drejtësi selektive, vendimi për ndalimin e Bekteshit i motivuar politikisht

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 22:56

BDI: Drejtësi selektive, vendimi për ndalimin e Bekteshit i motivuar politikisht

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Koçanit për shqiptimin e masës së paraburgimit 30 ditor për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Nga BDI thonë se në tragjedinë e Koçanit supermacia e qeverisë mbi prokurorinë po nge dyshime për manipulim të rastit. Opozitarja BDI thotë se ky proces është i pabazë dhe i motivuar politikisht.

Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan dhe ndan dhimbjen me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi.
Në lidhje me vendimin e Prokurorisë për ndalimin 30-ditor të ish-ministrit Kreshnik Bekteshi dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së mëparshme, BDI dëshiron të sqarojë disa aspekte kyçe për publikun:
Së pari, koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal. Çdo licencë për objektet e tilla rinovohet në baza vjetore, duke marrë parasysh kushtet specifike të atij viti.

Prandaj, është e pasaktë të pretendohet për një përgjegjësi të vazhdueshme pa ndërprerje gjatë viteve.
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, në natën e tragjedisë, klubi operonte pa asnjë licencë: për një vit të tërë nuk kishte licencë legjitime, dhe madje edhe ajo e falsifikuar kishte skaduar.

Kjo nënkupton se përgjegjësia kryesore bie mbi ata që duhej të parandalonin funksionimin e një klubi nate pa licencë atë natë fatale. Nevojitet një hetim i thellë dhe i paanshëm për të identifikuar se si një objekt pa licencë mund të operonte dhe të rrezikonte jetën e qindra të rinjve.

Së treti, duhet të theksohet se licencat e lëshuara në të kaluarën ishin për kabare, të cilat kanë kritere specifike dhe kufizime në numrin e personave të lejuar. Një klub nate është një kategori krejtësisht e ndryshme, dhe prania e mbi 650 të rinjve në një hapësirë të tillë është jashtë çdo standardi të sigurisë, gjë që tregon qartë për neglizhencë të qëllimshme ose të paqëllimshme gjatë vitit të kaluar nga ana e shumë organeve shtetërore aktuale.

BDI shpreh shqetësimin për supremacinë e palejuar të qeverisë mbi prokurorinë, e cila ka dëmtuar besueshmërinë e procesit hetimor. Fakti që nga 35 personat e ndaluar, vetëm 1 ose 2 janë funksionarë aktualë, ngre dyshime për një drejtësi selektive. Ne kërkojmë që proceset ligjore të jenë të drejta, transparente dhe të bazuara në ligj, pa u ndikuar nga terminologji që nuk ekziston në kodin penal.
Në këtë kohë zie, BDI nuk dëshiron të hyjë në akuza, por synon të sqarojë qytetarët se ky proces është i pabazë, politikisht i motivuar dhe selektiv, gjë që mund të komplikojë dhe përkeqësojë më tej situatën.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 22:56
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë