Një episod i pazakontë ndodhi në Çmimin e Madh të Kanadasë, ku Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e gjashtë, por më shumë sesa pozicioni i tij në renditje, u diskutua incidenti i çuditshëm që i ndodhi në xhiron e 13-të.
Piloti britanik humbi papritmas një pjesë të madhe të aerodinamikës së Ferrarit të tij dhe më vonë u zbulua shkaku i çuditshëm: kishte përplasur një marmotë, një brejtës i vogël që tentonte të kalonte pistën.
Gara u zhvillua në pistën “Gilles Villeneuve”, e cila ndodhet në ishullin Notre-Dame në Montreal, zonë e njohur për praninë e shumë kafshëve të egra. Fatkeqësisht, marmota u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar dhe incidenti i kushtoi Hamiltonit shumë, si në performancë ashtu edhe emocionalisht.
“Ndjeva diçka, por nuk e dija se çfarë ishte. Shikova menjëherë pas, por nuk pashë asgjë. Kur më thanë se kisha goditur një ketër, u shkatërrova. E dua shumë natyrën dhe kafshët, nuk më vjen mirë fare”, u shpreh Hamilton pas garës.
Ndërkohë, gara u fitua nga George Russell, ish-shok skuadre i Hamiltonit te Mercedes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Qershor, 2025 13:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.