Juventus ‘gjuan’ sërish në Milan: Pas Kalulu, synohet Tomori

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Qershor, 2025 13:00

Juventus ‘gjuan’ sërish në Milan: Pas Kalulu, synohet Tomori

Pas suksesit të transferimit të Pierre Kalulu nga Milan te Juventus, skenari mund të përsëritet edhe këtë verë me një tjetër mbrojtës kuqezi. Fikayo Tomori është lojtari që ndodhet në shënjestrën e “Zonjës së Vjetër”, me bardhezinjtë që shpresojnë të realizojnë një operacion të ngjashëm me atë të Kalulu: huazim fillestar dhe më pas blerje përfundimtare.

Tomori ka humbur terren në hierarkinë e trajnerit te Milan dhe një huazim mund të jetë zgjidhje për të fituar minutat që i mungojnë. Prej pesë sezonesh në Milano, qendërmbrojtësi anglez ka treguar vlera, por konkurrenca në prapavijë është rritur.

Milan nuk do të pranojë një marrëveshje me kosto të ulët, siç është shprehur drejtori sportiv Geoffrey Moncada. Megjithatë, Juventus beson se mund të përsërisë modelin Kalulu me sukses edhe për Tomorin, gjithmonë nëse palët bien dakord për kushtet financiare.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Qershor, 2025 13:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.