Teksa priste me padurim shortin për kundërshtarin e parë në Kupat e Europës, Dinamo e Tiranës mori një lajm të mirë nga UEFA. Blutë e kryeqytetit, së bashku me irlandezët e Shamrock Rovers, kanë kaluar automatikisht në turin e dytë të UEFA Conference League.
Ky vendim erdhi pas përjashtimit të skuadrës Drogheda United nga gara, për shkak të shkeljes së rregullave të pronësisë së dyfishtë. Aksionerët e klubit irlandez rezultuan gjithashtu pronarë të pjesëshëm të Silkeborgut, një shkelje e qartë sipas kritereve të UEFA-s.
Vendimi është një avantazh i madh për Dinamon, që shmang një ndeshje të vështirë në turin e parë dhe fiton kohë për përgatitje më të mira në fazën e dytë të turneut.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Qershor, 2025 13:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.