Pasioni argjentinas ndezi atmosferën në Miami, ku Boca Juniors dhe Benfica u përballën në një ndeshje dramatike, duke barazuar 2-2. Brohorimat dhe këngët u dëgjuan kudo, ndërsa në stadiumin “Hard Rock”, festa mori zjarr.
Ekipi nga Buenos Aires kaloi në avantazh me golin e Merentiel pas 21 minutash lojë, ndërsa Bataglia e dyfishoi shifrat në minutën e 27-të. Benfica reagoi në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Di Maria shkurtoi disavantazhin. Portugalezët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 84-t, Otamendi barazoi rezultatin, duke vulosur një sfidë të luftuar.
Përveç golave, loja u karakterizua nga intensitet i lartë dhe tension, me tre kartonë të kuq. Boca Juniors, gjashtë herë kampione e Copa Libertadores, do të përballet të premten me Bayern Munich, ndërsa Benfica sfidon Auckland City.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Qershor, 2025 14:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.