Flaka thumbon: Kush ia piu ujin Danellës? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 07:49

Flaka thumbon: Kush ia piu ujin Danellës? 

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar me ndjeshmëri gati poetike ndaj krizës së ujit në kryeqytet, duke konfirmuar se problemi nuk është as te rrjeti, as te gypat, as te sistemi, por… te natyra që s’po prodhon sa duhet. Një dramë ekologjiko-metafizike që ka nxjerrë zbathur jo vetëm sistemin e ujësjellësit, por edhe durimin e banorëve.

“Uji nuk është Coca-Cola që del nga fabrikë. Është natyrë, dhe natyra nuk punon me orar shtetëror,” deklaroi Danella, me tonin e një mësueseje të biologjisë të lodhur nga prindërit e nxënësve.

Sipas saj, burimi Rrashe është në agoni klimatike, ndërsa puset janë në krizë identiteti: nuk e dinë nëse janë për emergjencë apo për pishinat e Setecit. Me një konsum rekord prej 700 litrash për banor në ditë, Danella ka vënë alarmin: “Kjo s’është qytet, është saunë!”

Duke mos ndalur aty, Arsovska shenjëtoi edhe armikun e padukshëm: lidhjet ilegale. “Çdo ditë kapen nga 30 veta që i japin ujit më shumë rëndësi se ligjit. Mbushin pishina, ujisin bostan, ndërtojnë pa leje dhe s’paguajnë asgjë. Jetojnë si sheikë, në një qytet që s’ka më ujin për çezmë.”

Por kulmi i deklaratës? Rasti i inspektorit “Bujo”, që u kap në flagrancë duke bërë lidhje ilegale dhe, si bonus, rrahu këshilltaren e qytetit Irena Vitina. Të gjithë kolegët e tij, sipas Danellës, ishin aty, por në vend që të ndalonin dhunën, mbajtën ujin në gojë. Ngjarja, thotë ajo, është e filmuar – ndonëse videoja ende nuk ka dalë, ndoshta sepse montazhi është në duart e… Bujo-s.

Arsovska mbylli deklaratën me një thirrje për drejtësi:

“Një të mos e fusim në burg për këtë, s’ka më ujë as për të larë duart nga përgjegjësia.”

Ndërkohë, qytetarët pyesin:

Kush ia piu ujin Danellës? Izeti, Visari, apo thjesht Shkupi që s’di të kursejë as vapën, as absurditetin?

Shënim redaksional: Sipas burimeve satirike, nëse kriza vazhdon, qyteti do të kalojë nga “Qyteti i dritës” në “Qyteti i thatësirës”, ndërsa kartelat e ujit do të zëvendësojnë ID-të personale.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 07:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.