Aro Muric kalon te Sassuolo – huazim me të drejtë blerjeje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2025 16:28

Aro Muric kalon te Sassuolo – huazim me të drejtë blerjeje

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, ka përfunduar marrëveshjen për t’u transferuar te klubi italian Sassuolo. 26-vjeçari i bashkohet ekipit nga Serie A si huazim nga skuadra angleze Ipswich Town, me një opsion blerjeje prej 10 milionë eurosh.

Negociatat mes dy klubeve kanë zgjatur disa ditë, ndërsa marrëveshja është drejt finalizimit dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda orëve të ardhshme. Muric, i lindur në Zvicër, ka qenë pjesë e akademisë së Manchester Cityt dhe ka luajtur për klube të ndryshme si Burnley, Adana Demirspor, NAC Breda, Willem II, Nottingham Forest dhe Girona, duke fituar përvojë në liga të ndryshme evropiane.

Ky transferim pritet të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Muric, i cili do të ketë mundësinë të tregojë veten në një nga ligat më konkurruese në botë.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2025 16:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?