Lookman në qendër të polemikave – Di Canio shpërthen me deklarata të forta

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2025 14:08

Lookman në qendër të polemikave – Di Canio shpërthen me deklarata të forta

Paolo Di Canio, ish-sulmuesi i Lazios dhe opinionist i njohur në Sky Sport, ka komentuar me tone të ashpra transferimin e mundshëm të Ademola Lookman te Interi, duke e cilësuar si një çmenduri financiare për një lojtar që, sipas tij, nuk ka provuar veten në nivele të larta.

“Në Angli nuk e dinë as kush është ky. Aq fantazmë ka qenë, sa nuk ia kanë idenë fare. Mosha e tij gati 28 vjeç, dhe Interi do të paguajë 50 milionë euro për një sezon të mirë? Futbolli po merr drejtim të gabuar,” tha Di Canio për Corriere della Sera.

Ai kritikoi edhe sjelljen e Lookmanit, duke thënë se lojtari duhet të respektojë klubin aktual, Atalantën, dhe të stërvitet me skuadrën, pavarësisht dëshirës për largim.

“Duhet të jesh korrekt. Mjaft me aktet e forcës. Percassi ka bërë mirë që nuk ka pranuar presionin,” shtoi Di Canio.

Reagime të përziera në Itali Ndërsa disa e shohin Lookmanin si një talent të nënvlerësuar, të tjerë, si Di Canio, e konsiderojnë çmimin e kërkuar si jashtë realitetit, duke e krahasuar me tendencat e reja të merkatos që shpesh nuk reflektojnë vlerën reale të lojtarëve.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2025 14:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.