Sergio Busquets tërhiqet nga futbolli: fundi i një epoke legjendare
Është zyrtare: mesfushori legjendar spanjoll Sergio Busquets ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli profesionist në fund të këtij sezoni me Inter Miami.
37-vjeçari, i njohur si një nga mesfushorët më inteligjentë dhe më të suksesshëm të historisë së futbollit, e bëri publik vendimin e tij përmes një videoje emocionale në rrjetet sociale, duke falënderuar Barcelonën, Kombëtaren e Spanjës dhe Inter Miamin për udhëtimin e jashtëzakonshëm.
Busquets ka fituar gjithçka në karrierën e tij: 9 tituj La Liga, 3 Champions League, 7 Kupa të Mbretit, 3 Kupa Bote për Klube, si dhe trofetë madhorë me Spanjën – Kupa e Botës 2010 dhe Kampionati Evropian 2012. Ai është pjesë e “treshes së artë” të Barcelonës me Xavin dhe Iniestën, që ndryshoi historinë e futbollit modern.
Pas kalimit te Inter Miami në vitin 2023, bashkë me Lionel Messin dhe Jordi Albën, Busquets ndihmoi klubin amerikan të fitonte Leagues Cup 2023 dhe MLS Supporters’ Shield 2024, duke lënë gjurmë edhe në futbollin amerikan.
“Është koha të them lamtumirë. Futbolli më ka dhuruar gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë. Jam krenar dhe mirënjohës për çdo moment,” – tha Busquets në mesazhin e tij.
Flaka
















