Paris Saint-Germain ka përjetuar sezonin më të madh në historinë e klubit, duke fituar tripletën dhe duke dominuar futbollin evropian nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.
Kulmi i suksesit erdhi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku parizienët shkatërruan Interin me rezultat të thellë 5:0, duke regjistruar një nga fitoret më të mëdha në historinë e finales së këtij kompeticioni.
“Ishte një sezon i mrekullueshëm, ne dominuam dhe jemi të lumtur. PSG është skuadra më e mirë në botë dhe kjo është e bukur. Është mentaliteti që kemi dhe që e pëlqejnë edhe tifozët,” – tha Enrique pas finales.
Trajneri spanjoll veçoi edhe paraqitjet e Ousmane Dembélé, i cili pati një vit të jashtëzakonshëm dhe u shndërrua në një nga lojtarët kyç të suksesit të PSG-së.
Me këtë triumf, PSG vendosi veten si forca kryesore e futbollit botëror dhe tashmë synon të mbrojë titullin e kampionit të Evropës në sezonin e ardhshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Shtator, 2025 18:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.