Të folurit në gjumë: fenomen i zakonshëm, jo problem shëndetësor

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Nëntor, 2025 23:13

Të folurit në gjumë: fenomen i zakonshëm, jo problem shëndetësor

Shumë njerëz kanë përjetuar ose dëgjuar dikë që flet në gjumë. Ky fenomen, i njohur si somniloki, është i zakonshëm dhe zakonisht nuk përbën problem shëndetësor. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se të folurit në gjumë janë fjali të shkurtra, shpesh pa kuptim, që zgjasin vetëm një ose dy sekonda.

Çfarë është të folurit në gjumë?

  • Mund të jetë një mërmëritje ose edhe një dialog i shkurtër, pa kuptim të plotë.
  • Shfaqet më shpesh te fëmijët dhe meshkujt.
  • Ndodh si në fazën REM (kur shihen ëndrrat), ashtu edhe në fazën jo-REM.

Shkaqet kryesore

  • Tek të rriturit: stresi, depresioni, pagjumësia, alkooli.
  • Tek fëmijët: shpesh lidhet me temperaturën.
  • Mund të jetë edhe trashëgim ose të ketë lidhje me probleme të tjera si apnea e gjumit, somnambulizmi apo çrregullime të tretjes.

Kur duhet vizitë mjekësore?

Nëse të folurit në gjumë është shumë i shpeshtë dhe prish cilësinë e gjumit, rekomandohet të konsultoheni me një mjek. Në disa raste mund të lidhet me probleme psikologjike.

Parandalimi

  • Ruani një rutinë të mirë të gjumit.
  • Mos konsumoni alkool, kafe ose ushqime të rënda para gjumit.
  • Shmangni stresin dhe mos flini shumë vonë.
  • Kujdes me përdorimin e pilulave për gjumë, pasi mund të kenë efekte anësore.

Ky fenomen mbetet kryesisht i padëmshëm, por kujdesi ndaj stilit të jetesës dhe gjumit mund të ndihmojë në reduktimin e tij.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Nëntor, 2025 23:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.