90 kontribute në gola: Yamal & Raphinha çmendin futbollin në 2025
Barcelona po përjeton një sezon spektakolar falë dy yjeve të saj ofensivë, Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët e mbyllin vitin 2025 me 90 kontribute në gola në total për klub dhe kombëtare.
Talenti spanjoll Lamine Yamal ka regjistruar 47 gola dhe asistime, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më premtues në botë. Vetëm këtë sezon, ai ka arritur tashmë 22 kontribute direkte në gola, një shifër mbresëlënëse për moshën e tij.
Nga ana tjetër, braziliani Raphinha ka kontribuar me 43 gola dhe asistime, duke qenë një nga lojtarët më konstantë të Barcelonës në aspektin ofensiv. Ai ka nisur sezonin aktual me 10 gola/asistime, duke dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ekipit.
Dyshja jo vetëm që po shkëlqen në fushë, por ka prezantuar edhe festimin e tyre të ri, një simbol i lidhjes dhe bashkëpunimit perfekt mes tyre, që tashmë po bëhet viral mes tifozëve blaugrana.
Barcelona duket se ka gjetur një kombinim ideal për të tashmen dhe të ardhmen, me Yamal dhe Raphinha që po udhëheqin repartin ofensivë me ritëm, kreativitet dhe efikasitet maksimal.
Flaka
















